Mësohet kundërkandidati i Vjosa Osmanit për President

Kosova

Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë përpjekjet e fundit që të sigurojë votat për të zgjedhur Vjosa Osmanin për presidente dhe kjo seancë të mbahet sot.



Front Online merr vesh nga burimet e saja se në seancën kur do të hidhet në votim Vjosa osmani do të propozohet edhe një kundërkandidat, i cili ka qenë ish kandidat për deputet nga kjo parti.
Bëhet fjalë për Nasuf Bejtën i cili në listën e VV-së, ka qenë numër 64.
“Përpjekje janë duke u bërë të shohim. Se çka do të ndodhë. Po, po bëhen që të thirret sot seanca. Po punohet që sot të ndodhë një votim i tillë, të shohim dhe në momentin që arrihet e thirrim seancën s’kemi arsye me prit”, ka thënë ky burim për Front Online.
“Ajo çka është diskutu më herët është që sot ka gjasa me u mbajtë”, ka thënë ky burim.



Ndryshe, nënshkrimet për dy kandidatët e nevojshëm për tu mbajtura seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës janë të gatshme.