Merrni frymë disa federata të Kosovës, nuk është lufta e Tretë Botërore! 

Sport

Merrni frymë, o merrni frymë disa federata sportive të Kosovës! Nuk është lufta e Tretë Botërore por jemi në luftë me virusin korona dhe që shpresojmë se do të mposhtet deri në fund të prillit e t’i kthehemi normalitetit dhe ndeshjeve sportive, qoftë edhe pa shikues, por që besa të kryejmë një edicion si duhet, qoftë nevoja edhe me play-off-e në njërën nga qytetet e të nxjerrim kampionët. 

Federata e basketbollit e Kosovës, anulon garat. Arben Fetahu, tha se është një vendim i dhimbshëm.

E kuptojmë Fetahun se është vendim i dhimbshëm, por paksa i ngutshëm. Megjithatë,  basketbolli ka pasur parasysh se shumica e klubeve të basketbollit kanë lojtarë të huaj dhe ky është edhe problemi kryesorë që i ka detyruar dashtë e pa dashtë t’i anulojnë garat.

Fundja i anuluan, asgjë askujt! Fundja të gjitha federatat duhet të mendojnë e pa nguti, se ka ende kohë të mendohet për vazhdimin e  garave, edhe muaji qershor nuk është vonë, që besa jemi në luftë me virusin korona e nuk është lufta e Tretë Botërore. Mos të harrojmë se edhe në luftë zhvillohen garat në disa pjesë të vendeve, si shembulli janë kroatët në vitet e 90-ta, kur zhvilluan kampionatin në futboll dhe e kemi Ardian Koznikun nga Kosova, shënuesin e parë më të mirë të kampionatit të parë.