Merr flakë Spitali i Vushtrrisë (foto)

Kosova Shëndetësia



Një pjesë e Spitalit të Vushtrrisë ka marrë flakë pasditen e sotme.

Siç shihet nga pamjet, zjarri ka shkaktuar mjaft dëme, por nuk ka të lënduar, shkruan “Jepi zë”.

Policia kanë konfirmuar zjarrvënien në këtë pjesë të spitalit. Avni Zahiti ka thënë për “Jepi zë” se nuk ka të lënduar.

Siç mësohet, zjarrin e kanë shkaktuar disa mbeturina që janë djegur, nga ku është prekur edhe Spitali.

Ky Spital përdoret, përveç nga vushtrriasit, edhe nga shumë qytetarë të rajonit të Mitrovicës.