Ballina Lajme Bota Merkel e frikësuar: Jemi në një situatë dramatike!

Merkel e frikësuar: Jemi në një situatë dramatike!

Në Gjermani u raportuan për herë të parë mbi 16,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Dje Angela Merkel, pas takimit me Laender, njoftoi një bllokim të ri që do të fillojë nga e hëna 2 nëntor. Restorantet, klubet dhe aktivitetet argëtuese do të jenë të mbyllura përgjatë gjithë muajit. Shkollat, kopshtet dhe disa dyqane do të jenë të hapura.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh se aktualisht Gjermania është në një situatë dramatike.
“Ne jemi në një situatë dramatike që na prek të gjithëve, pa përjashtim”. Kancelarja theksoi se numri i lartë i infeksioneve reflektohet edhe në spitale, ku numri i pacientëve në kujdes intensiv është dyfishuar në 10 ditë.
“Për disa javë, sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet. Masat kufizuese janë të përshtatshme për situatën”, përfundoi Merkel./L.F-dritare.net

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit Në një kohë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në...

14 të vdekur dhe 555 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340...

Protestë në Beograd për shkak të masave të reja nga Shtabi i Krizave

Për shkak të masave të reja të Shtabit të Krizave, të cilat hyjnë në fuqi të Premten, disa qindra njerëz u mblodhën...

“Këtu duan vetëm lekë”, flet motra e 60-vjeçarit që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Pak ditë më parë, një pacient i infektuar me Cvid 19, Leonard Skabona, ish-i përndjekur politik, i dha fund jetës, duke u...