Më shumë se një orë nga ndeshja Shqipëri – Angli: Publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri Sport


Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë, raporton “Zeri.info”.
Anglia do të jetë kundërshtar i radhës i Kombëtares së Shqipërisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Edoardo Reja ka vendosur që ta nis me formacionin më të mirë të mundshëm për të marrë rezultat pozitiv ndaj “Tre Luanëve”.
Përzgjedhësi i Anglisë ka vendosur për përbërjen startuese ndaj “kuqezinjve” me Harry Kanen në krye të sulmit.

Përballja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë fillon nga ora 18:00.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Laci, Bare, Memolla; Uzuni, Çikalleshi, Broja
Anglia: Pope, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Foden, Phillips, Kane, Sterling, Mount. /Zeri.info