Me lot në sy dhe plot halle, të moshuarit dalin pa leje në Fier për të blerë ushqime apo për para

Shqipëri

Një e moshuar në Fier ka bërë thirrje që të mos mbyllen dyqanet dhe farmacitë. Me lot në sy dhe me zërin që i dridhej, shprehej se kishte mbetur e vetme prandaj kishte dalë për të blerë dhallë dhe bukë.

Një tjetër grua që jeton me bashkëshortin dhe vajzën e sëmurë. Ajo thotë se nuk ka aplikuar për leje-dalje se nuk di të përdorë aplikacionin, por është jashtë për të marrë paratë.

E intervistuar, gruaja quan ‘turp’ veprimin e qeverisë pasi i dërgoi vetëm ‘2 kilogramë oriz, 2 kilogramë miell dhe 1 pako makarona dhe 1 vaj. Me çfarë të shtyj muajin unë?’.

Kur u pyet nëse është e frikësuar se do e kapë policia, gruaja shprehet: ‘Për çfarë të më kapë policia? Policia të më japë për të ngrënë.’

Një tjetër banore e Fierit shprehet se prej ditësh del për lekët e kempit pasi jeton e vetme, por nuk i kanë kaluar ende paratë dhe ankohet se nuk i ka marrë as muajin e kaluar.