Ballina Sport Me dyer të mbyllura, apo ndeshje në fushë neutrale?

Me dyer të mbyllura, apo ndeshje në fushë neutrale?

Nëse pozicioni i klubeve të Serie A për të rifilluar ose jo kampionatin po kristalizohet nga dita në ditë, drejtuesit më të lartë të ligës italiane të futbollin po shqyrtojnë të gjitha mënyrat dhe hipotezat e mundshme që ky kampionat të përfundojë që dëmet e klubeve të Serie A mos të jenë akoma më të mëdha, por edhe që të dorëzohet titulli kampion dhe që sezonin e ardhshëm në Serie A të mos marrin pjesë 22 skuadra, pasi në rast se Serie A nuk do të rifillojë, liga do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë pasi nuk do të bier nga kategoria asnjë prej 20 skuadrave pjesëmarrëse dhe do të ngjiten Benvento e Crotone dy skuadrat që kryesojnë Serinë B aktualisht.

Sipas Corriere Dello Sport dy janë hipotezat më të mundshme nëse kampionati fillon në fund të majit dhe përfundon në mes të korrikut.

Opsioni i parë është që të luhet me dyer të mbyllura sepse edhe nëse qetësohet situata nga koronavirusi vështirë se qeveria do të lejojë të luhet me dyer të hapura përpara fillimit të sezonit të ri.

Opsioni tjetër është që të luhet me dyer të hapura për tifozët por në fusha neutrale, pra në qytetet më të sigurta të Italisë, ato më pak të prekura nga COVID-19. Edhe pse opsioni i parë është më i mundshmi edhe ky opsion i dytë do të merret në konsideratë nga liga italiane e futbollit.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...