Për të shmangur humbjen prej 850 milionë euro shpallet data e fillimit të Premierligës
Ky propozim është mbështetur nga të gjitha klubet angleze dhe tani vendimi i takon Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës së Futbollistëve.
Premierligë dëshiron ta rinisë edicionin në fillim të muajit maj dhe ta përfundojë atë në mes të korrikut.
E gjithë kjo për të mos i humbur të ardhurat nga të drejtat televizive, të cilat arrijnë deri në tre miliardë funte në vit.
Sipas ‘Daily Mail’, në kontratën me kompanitë televizive thuhet se afati i fundit për përfundimin e edicionit është 16 korriku.
Nëse nuk përfundon deri atëherë, atëherë përfaqësuesit medial mund të kërkojnë deri në 850 milionë euro.