Ballina Lajme Maqedonia Mbledhje virtuale e NATO-s: Dimitrov do të diskutojë për luftimin e Covid-19

Mbledhje virtuale e NATO-s: Dimitrov do të diskutojë për luftimin e Covid-19

Maqedonia e Veriut do të jetë në ‘tryezën online’ të NATO-s ku do të bisedojë për gjendjen e coronavirusit.

Një gjë e tillë ndodh për herë të parë pas 70 viteve që nga themelimi i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mbledhje do të mbahet me video që do të ketë siguri të lartë.

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje.

“Nga temat tjera do të përfshihet gjendja dhe angazhimet e NATO-s në Afganistan, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, por do të shqyrtohen edhe mundësitë për kontribut konkret në përmirësimin e gjendjes në Siri”, shprehen nga MPJ.

Vetëm 30 anëtare të NATO-s do të bisedojnë për luftimin kundër pandemisë.

Ndryshe, flamuri i maqedonisë të hënën i ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

6 arsyet pse matematika është e rëndësishme

Ndërkohë që disa fëmijë shqetësohen për të bërë mësimet e matematikës dhe praktikën, ju si një i rritur e dinë se është...

Opinion nga akademiku Artan Fuga

Gjuha e huaj është mjet për ta sunduar tjetrin! Përtej anës humoristike, çështja e gjuhës turke në sistemin arsimor shqiptar është shumë...

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.Marshi organizohet nga...

Premtimi i parë i presidentit të Barcelonës: Messi do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mori dje postin dhe në fjalimin e tij të parë, i entuziasmuar tha se si objektiv kryesor...