Mbi një mijë lajme të rreme të raportuara gjatë kohës se koronavirusit tha Hoxhaj

Lugina

Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj në një lidhje direkte në emisionin Drive Time me Bernën në Radio Prishtina ka bërë të ditur se më shumë se dy javë shumë media dhe persona të ndryshëm po shfrytëzojnë kohën e koronavirusit për të shpërndarë lajmë të rreme.

“Kemi me shumë se 2 javë që jemi vërshuar nga lajmet “Fake News” ku mediet dhe persona të ndryshëm po tentojnë të shfrytëzojnë kohën kur koronavirusi është shpërndarë në gjithë botën, përkatësisht në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj u bëri thirrje medieve që të mos plasojnë lajmë të rreme apo lajmin që e publikon të shkruaj burimin se nga e ka marr.

“Kërkojmë nga mediet gjithsesi që në rastin e raportimit të shkruajnë burimin ngase pjesa dërrmuese nuk e shkruajnë burimin, duke hequr burimin si dhe duke përshkruar lajmin të cilin ata e postojnë, tentojnë të fshehin dhe të përçojnë lajmin të cilin nuk e kanë të vetin, këto janë problemet kryesore të cilat i kanë mediet”, shtoi ai.

Në këtë lidhje direkte Hoxhaj kërkoi edhe nga lexuesit që të mos shpërndajnë lajmin të cilit i mungon burimi.

“Gjithsesi tek lexuesi kërkojë që lexuesi në momentin e parë që e shohin që lajmi nuk e ka burimin apo mungon burimi është e rëndësishme të mos e shpërndajnë tha tutje Hoxhaj.

E pyetur nga moderatorja e Radio Prishtinës se “A keni pasur raportime të shumta në kohen e fundit të lajmeve të rreme në Kosovë?”, Hoxhaj u përgjigj duke thënë që janë raportuar mbi një mijë lajmë të rreme.

“Diku kemi mbi një mijë lajme të raportuara vetëm gjatë kohës së koronavirusit

Ne jemi duke mbuluar vetëm lajme të rrejshme të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt apo indirekt me koronavirusin dhe jo lajme të tjera”, duke përmbyllur kështu lidhjen direkte udhëheqësi i Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë Mentor Hoxhaj.