Mbi 400 kosovarë të karantinuar në Slloveni

Kosova

Qeveria e Republikës së Sllovenisë përmes një komunikat ka lajmëruar se 9768 persona nga shtete e huaja kanë hyrë gjenden në karantinë si pasojë e koronavirusit,

Nga 9768 persona që gjendën në karantinë, 476 janë kosovarë, transmeton Indeksonline.

“Numri më i madh i urdhrave të karantinës u janë dhënë individëve që udhëtojnë nga Bosnja dhe Hercegovina (6,912), Kroacia (978), Kosova (476), Serbia (405), Austria (272), Maqedonia e Veriut (228) dhe Gjermania (200). Urdhrat e karantinës në shtëpi u janë dhënë individëve që udhëtojnë në Slloveni nga gjithsej 34 vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Sllovenisë./Indeksonline/