Ballina Lajme Bota Mbi 25 milionë persona të infektuar me COVID-19 në SHBA

Mbi 25 milionë persona të infektuar me COVID-19 në SHBA



Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.
25 milionë e 3 mijë e 695 persona janë infektuar me COVID-19 në SHBA, ndërsa kanë humbur jetën 417 mijë e 538 persona që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Universiteti regjistroi rastin e parë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara më 21 janar, 2020.
97 ditë më vonë, më 27 Prill, SHBA arriti 1 milion raste me COVID-19
104 ditë më vonë, më 9 gusht, SHBA arriti 5 milionë raste
91 ditë më vonë, më 8 nëntor, SHBA arriti 10 milionë raste
29 ditë më vonë, më 7 dhjetor, SHBA arriti 15 milionë raste
24 ditë më vonë, më 31 dhjetor, SHBA arriti 20 milionë raste
24 ditë më vonë, më 24 janar 2021, SHBA arriti 25 milionë raste
Po ashtu janë 17 vende të tjera në botë që kanë raportuar më shumë se 1 milion raste totale me COVID-19, sipas universitetit:
India ka mbi 10 milionë raste të përgjithshme
Brazili ka mbi 8 milionë raste të përgjithshme
Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë mbi 3 milionë raste të përgjithshme
Turqia, Italia, Spanja dhe Gjermania kanë mbi 2 milionë raste të përgjithshme
Kolumbia, Argjentina, Meksika, Afrika e Jugut, Polonia, Irani, Ukraina dhe Peruja të gjitha kanë mbi 1 milion raste gjithsej.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...