Ballina Lajme Bota Masakër në Afganistan, vdesin disa persona nga shpërthimi i një bombe, pjesa...

Masakër në Afganistan, vdesin disa persona nga shpërthimi i një bombe, pjesa më e madhe fëmijë

Të paktën tetë civilë, prej të cilëve gjashtë fëmijë, janë vrarë pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ra në një bombë që ishte kurdisur në rrugë në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.

Omar Zwak, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se civilët ishin duke udhëtuar me një kombibus në distriktin Gereshk në momentin e shpërthimit të bombës.

Ky zyrtar gjithashtu njoftoi se dy persona të tjerë janë plagosur dhe se numri i viktimave të këtij shpërthimi mund të rritet.

Të gjitha viktimat ishin nga e njëjta familje, njoftoi zëdhënësi policor e provincës Helmand, Zaman Hamdard, shkruan “Free Europe”.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por në këtë rajon janë aktivë militantët talibanë dhe anëtarët e grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik.

Më shumë se 100 mijë civilë janë vrarë prej vitit 2009 në Afganistar, në bazë të të dhënave të një misioni të Kombeve të Bashkuara në këtë shtet.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...