Maratona politike dhe (mos) ndërtimi i një kauze!?

0
24

Shkruan: Elbasan Sahiti
Preshevë


Thërriste dhe bërtiste gjerë lartë në re, – ai nuk është nga ne? Ai është mashtrues, – dëshiron të ju shkatërroj! Ne jemi e verteta? Jemi shpresë dhe dritë që edhe të verbërit i shëron! Dhe kjo tingëllon si profetësi, jo si politikbërje?!

Kjo më shumë i ngjanë diskursit politik që përfaqësojnë politologet e famshme belge znj. Chantal Mouffe dhe Ernesto Laclau. Këto padyshim se janë fjalët që ne si shoqëri jo rrallherë i degjojmë, në mesin e shumë fjalëve të tilla me plot mllefe. Mllefë, i cili duhet te jetë i natyrës politike dhe nuk guxon të bëhet as për një çast personal. Sepse personalja ngrit armiqësi, ndërsa politikja kundërshti politike, e cila forcon dhe legjitimon demokracinë. Ashtu siç e thoshte ish Kancelari Federal gjerman, moralisti dhe i urti i politikës Helmut Schmidt Një demokraci, në të cilën nuk ka grindje (kundërshtime) ajo nuk është demokraci. Po ta lexojmë drejtë dhe saktë këtë frazë të urtë, dmth se në politikë ka grindje për parime të vërteta politike, dhe jo klanore.

Maratona po mbaron, ndërsa ata janë akoma larg, shumë larg (për të krijuar një alternativë politike, që do ti ofrohej qytetarit). E shohin se ku mbaron kjo maratonë e mallkuar por nuk u ka mbetur aspak fuqi, që të bërtasin si dikur; E fffiiitttuuuaaammm, e të kthehen aty ku ishin, të cmendur nga lumturia e pushtetit!

Ndërsa kur humbin kërkojnë maratonën përsëri, ose të paktën kërkojnë që tia zgjatin dorën atyre që për vite të tëra i kanë konsideruar si të marrë. Tek e fundit zgjatjen e dorës e konsiderojmë si stategji, që në momente të caktuara vëhet ose hiqet nga funksioni. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohet si njerezore kjo lloj zgjatje e dorës përderisa nuk ka reforma rrënjësore dhe përderisa nuk ka contest të mirëfilltë politik, për parime të thella politike. E këto reforma fatkeqësisht nuk po i shohim. Mendoj se partitë politike janë pasqyrë e nivelit të demokracisë në një vend, por në një vend pa demokraci nuk do të thotë se nuk ka parti politike. Të bërtasësh se ata janë gënjeshtarë, në të vërtetë mendoj se nuk është asgjë tjetër pos populizëm i pastër politik. NE dhe JU, një strategji e vjetër kjo, e cila nuk guxon të shihet si negative, derisa nuk shpërfaqet armiqësi personale.

Ne që gjithnjë ishim përballë jush, që gjithherë ju përmirësuam, ju kundërshtuam për vite të tëra, duhet që të ju besojmë përsëri, apo të bëhemi naiv dhe të heshtim? Mbase kështu po thonë disa nga lartë dhe ne duhet pranuar me çdo kusht! Disa nuk po shohin më largë se interesat e tyre, dhe që i ka humbur e vërteta. Apo do të ishte më mirë që secili prej nesh të i bënë vetes një riset dhe të fillonte përsëri nga aty ku i kishte humbur e verteta. Ashtu sic thoshte Hegeli, – nga mjegulla që keni krijuar vetë nuk po mund ta shihni qiellin. Nuk e di. Sikur këta ta shihnin qiellin do të kishin reaguar atëherë kur u fye identitetit i tyre nga Regjimi që ne sytë e Evropës e ushqente popullin e vet me propagandë urryese se ,,Shqiptaret jane njerez të dalur nga Mali por këtë nuk e bënë, sepse partneri i tyre do ti linte në gjysmeë të rrugës. Më falni, do t´ia linte kafshatën në fyt. Vërtetë, kafshatë që skapërdihet është kjo!

Përsëri mund të mos kuptohet drejtë nga ata, sepse kjo është e lidhur ngushtë me përgatitjen dhe aftësinë mendore. Ose do ta thjeshtëzojmë edhe më shumë për ta bërë sa më racionale nga vetë Karl Popper ku pohon se: njohuritë nuk fillojnë me perceptimet ose vëzhgimet, apo dhe mbledhjen e të dhënave ose fakteve, por përkundrazi fillojnë me problem. Pra, sipas kësaj problemi politik është fillesa e dijes së mirëfilltë politike. Kujtoj se problemet zakonisht nuk lindin në fund të proceseve politike, ato janë gjithherë në fillim të tyre, andaj edhe përlotja vjen në fund. Eshtë gabim që këta të sotit të shihen si problemi kryesor politik, shoqëror, ekonomik e çka jo tjeter! Me sa kam kuptuar, amnisti në karrierën politike nuk ka!?

E duke i parë gjithë këto vërtetojmë se asnjëhere nuk kishin parime të rrënjosura në personalitetin e tyre, andaj edhe flisnin dhe bënin ç´donin! Dhe kur flasin harrojnë se parimet nuk vendosen në fund apo në mes të karrierës politike. Maratoni, dëshiron të kthehet por jo si më parë… !?

Në të vërtetë keni harruar se pushteti është vetëm mjet për të realizuar qëllimet dhe jo qëllim të jetë pushteti pëër ti jetësuar ëëndrrat që kurr nuk do ti sjellin dobi të mirës së përgjithshme për të cilën jeni aty!? Po kush mund ta dijë se c´është e mira e pergjithshme në një vend ku nuk mendohet për shumicën! Në një vend që e bëtë te shkret sic thoshte i urti Pashko Vasa ka mbetë e vejë si grue pa burre, ka mbet si nane, që s´pat djalë kurr. Pse asnjëhere nuk e ndatë të vërtetën me popullin, të vërtetën që juve ju brenë edhe gjatë natës kur jeni në gjumë. Të vërtetën e paaftesisë! Që kurrë nuk arritët të formoni një kauzë për të cilën do të luftonit për të sjellë paqe dhe satabilitet. Kam mësuar nga profesori im Vjenez që nuk mund të ketë stabilitet në një vend ku punohet në të kundërtën e barazisë dhe drejtesisë!

Sistemi demokratik ka bërë histori të gjatë në disa vende perëndimore dhe ky sistem po bënë progres të madh edhe në vendet tona, pa shka se ka përballuar sfida të lloj llojshme prej kur ekziston. Atëherë kur shteti ishte më totalitar u bë një organizim i mirëfilltë nga njerëz të vendosur dhe me kauzë, për të mundësuar të drejtën e shprehjes së popullit dhe për të rivendosur legjitimitetin e së drejtes për bashkim me Republikën e Kosovës. Vepra e tyre sot është KAPITAL për ne! Po cfarë bëtë ju për këtë? Ju i mallkuat dhe i përbuzët ata që bënë të mundur këtë KAPITAL, nuk i dëgjuat asnjëhere se çkishin për të thëënë. I strukët në harresë, në harresën e vdekjes. Dhe tani, që po vdesin me po të njëjtat fjalë në buzë! Këtë mjerim do ta përshkruante më së miri i madhi jonë i letërsisë Ismail Kadare në veprën e tij ,,Ikja e shtërgut.

Ti kthehemi edhe njëherë problemit për të kuptuar dhe mësuar se ku ishte deshtimi i vertetë! Kohëve të fundit kryesisht dekadën e fundit, karakteri politik i shoqërisë e ka humbur qasjen e vetë dhe tani më ky karakter politik nuk përfaqëson një identitet kolektiv, por përkundrazi individualizmin dhe interesat personale. Kjo vërtetë më kujton një intelektual shumeë të urtë shqiptarë, që me shumë emocion dhe dhimbje thoshte ,,Ka ardhur koha për përgjegjësi personale sepse nuk ka mbetë shoqëri, që ajo ta mbajë përgjegjësinë,gjë e cila vërtetë është shqetësuse për të ardhmen tonë. Andaj duhet qartësuar mirë se, nësëë një parti politike lufton për të ardhur në pushtet, partia tjetër duhet të luftoj në të kundërtën e sajë për të sjellë në pushtet qëllimet, vizionet dhe programin e tyre qeverisës. Vetëm kjo qasje politike mund ti luftoj interesat personale dhe të oligarkëve. Në këtë mënyrë mund të mbrohet shoqëria dhe identiteti i saj!

E këtë qasje politike do ta quaja unë antagonizëm politik. E per fat të keq kjo qasje sot është zhbërë dhe pasoja e saj po shihet si rezultat i pakënaqësisë së qytetarëve me realitetin politik, shoqëror e çka jo tjetër. Kujtoj se e kundërtat e saj është thjesht vetm një iluzion sepse shoqëria nuk guxon të lirohet nga antagonizmi politik, në të kundërtën pluraliteti politik dhe demokracia dëmtohen rënd. Vetëm me diferencim të qartë politik mund të zvogëlojmë pakënaqësin e qytetarit karshi pushtetit. Kjo është arsyeja pse politika demokratike ka dimemsionin e partisë, me njerëzit e interesuar në politikë duhet të jenë në gjëndje të zgjedhin partinë që ofron alternativë reale sepse përndryshe qytetarët apo thënë më mirë shoqëria ka vetëm mundësinë për të votuar për elitat dhe kështu ata vetëm vendosin se kush duhet të vjenë në pushtet pavarësisht se kanë të njëjtin program dhe qëllim politik. E unë këtë ndërrim të pushteteve pa diferencim politik e quaj thjesht, – MARATONË POLITIKE.

Autori është student i Bachelorit të Shkencave Politike,
pranë Universitetit të Vjenës Austri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here