Ballina Lajme Maqedonia Maqedoni e Veriut – Kosovë: Biletat e shitura nuk vlejnë, të gjitha...

Maqedoni e Veriut – Kosovë: Biletat e shitura nuk vlejnë, të gjitha paratë do të kthehen

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të gjysmë-finaleve të Ligës së Kombëve pritet të luhet në vjeshtë.

Që dy herë është duke u shtyrë kjo ndeshje për shkak të situatës me koronavirus.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Federatës së Futbollit në Maqedonië, Faton Zylbehari për të kuptuar më shumë rreth ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Ai ka thënë se për momentin nuk mund të parashikohet një datë pasi është gjendje e jashtëzakonshme.

‘Për momentin si shkojnë gjërat me pandeminë nuk është se ka një datë të saktë nga UEFA për terminin e kësaj ndeshje. Realisht duke qenë në gjendje të jashtëzakonshme nuk është se mund te parashikojmë se çka mund të ndodhë. Shpresojmë që gjërat të shkojnë drejt përmirësimit, të fitojmë këtë betejë me CoVid-19 dhe veprimet konkrete do të merrën në bazë të rekomandimeve të UEFA-s dhe autoritetëve’, u shpreh Zylbehari.

 Tutje, ai tregoj se a mund të ndryshohet lokacioni i zhvillimit të ndeshjes.

‘Nuk besoj të ndryshohet lokacioni për zhvillimin e ndeshjes, duke parë se stadiumi në Shkup është i vetmi që ofron kushtet ideale për një ndeshje të kësaj natyre’, shtoi ai.

Zylbehari tregoi se do ju kthehen paratë përmes agjencionit e biletave të shitura.

‘Biletat e shitura në fakt nuk vlejnë, pasi në kushte kur ndeshja shtyhet sigurisht se u kthehën paratë përmes agjencionit me të cilin FFM ka kontratë bashkëpunimi për shitjen e biletave’, tha ai.

Në fund krejt, ai u shprehë rreth asaj se a do të ketë tifozë në këtë ndeshje.

‘Sigurisht se deshira jone eshte qe ndeshja te luhet me spektatore pasi vetem ashtu do te krijohej nje spektakel i vertete i futbollit. Mirepo mendoj se gjithcka do te dirigjohet nga situata me pandemine CoVid-19’, përfundoi Zylbehari.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Deputetja e PDK- së Ganimete Musliu ia tregon “vendin” Sali Berishës

E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata...

Vendimi për mbylljen e xhamive nuk vlenë për xhamitë e Preshevës,ibrahim ef.Ahmeti

Eselamu Alejkum Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus janë plotësisht të padëmshme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë...

E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi

HomeKryesoret E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi