Ballina Sport Mandzukic: Unë e Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë

Mandzukic: Unë e Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat foli plot optimizëm, duke premtuar se do të jetë shembull për më të rinjtë përkrah Zlatan Ibrahimovicit.
“Jam i lumtur që jam këtu, po e prisja një mundësi të tillë. Gjithmonë jam stërvitur fort. Jam gati, përndryshe nuk do të kisha pranuar kurrë të firmosja me Milanin. Unë dhe Ibra kemi shumë përvojë, do t’i trembim të gjithë. Milani është një ekip i ri dhe luftarak, do të isha më i lumturi duke dhënë shembullin pozitiv për të tjerët. Jam profesionist dhe gjithmonë jap gjithçka. Nëse të rinjtë më ndjekin, unë e Ibra do të japim shembullin.”
Forma e Mandzukicit: “Pa dyshim që do të më duhen disa ditë për t’u njohur me shokët e mi të skuadrës, por jam gati të jap kontributin tim kur trajneri të më provojë. Është e vështirë të thuash se jam në gjendjen më optimale, por mund të them se ndihem mirë, në muajt e fundit kam punuar shumë, trupi im është absolutisht i gatshëm të kthehet në fushë. Jam në formë”.
Gara për titullin: “Është një rrugë të gjatë për t’u përshkuar deri në fund të sezonit. Nëse shikojmë se si ishin ndeshjet e fundit, në të cilat të gjithë luftuan për të fituar, do të jetë më e lehtë për të arritur deri tek titulli. Gjithsesi, preferoj të flas pak dhe të mendoj më shumë për fushën.”
Mandzukic, kundër Juves: “Do të jetë si ndeshjet e tjera. Në fushë ne jemi rivalë, jashtë, akoma miq. Shpresoj t’i shoh së shpejti tifozët në stadium. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me tifozët e Juventusit, do t’i respektoj ata përgjithmonë, por tani do të luftoj për Milanin dhe tifozët e tij. Sarri? Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën, dua të mendoj vetëm për të tashmen te Milani.”
Opinioni për Piolin: “Fola me të, është një person shumë pozitiv. Ai më pyeti për pozicionin, unë iu përgjigja se luaj atje ku ka nevojë”.
Numri 9, “mallkim”: “Nuk më interesojnë numrat e fanellave. Unë kam mbajtur numrin 17, por nuk ishte i lirë. Kam luajtur edhe me numrin 9 dhe tani që ishte i lirë e mora. Gjëja më e rëndësishme është të bësh mirë në fushë.”

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vriten dy të rinj në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si...

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk...

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...