Ballina Sport MANCHESTER CITY-ARSENAL, SPEKTAKËL I GARANTUAR NË “ETIHAD”

MANCHESTER CITY-ARSENAL, SPEKTAKËL I GARANTUAR NË “ETIHAD”

Pas humbjes së tij më të rëndë në shtëpi si trajner i Manchester City-t, Pep Guardiola do të mundohet t’i kthejë “Sky Blues” në rrugën e duhur, teksa “Citizens” do të masin forcat në Premier League në orën 18:30, brenda në fushën e tyre me “Topçinjtë” e Arsenalit.

Disfata 5-2 me Leicesterin përfaqëson rastin e parë në historinë e stadiumit “Etihad” që City pëson plot pesë gola në shtëpi, pra e thënë ndryshe ndodh për herë të parë që vendasit të marrin një “shuplakë” të tillë të fortë me pesë gola pas plot 438 ndeshjeve gjithsej, që nga viti 2002, kur u inaugurua stadiumi “Etihad” në këtë pjesë të Manchesterit, sidoqoftë skuadra vuajti ndjeshëm edhe në “Elland Road” ku City u bllokua në një barazim 1-1 nga Leedsi i Marcelo Bielsas.

Gjërat nuk po shkojnë mirë në Ishull për strategun spanjoll dhe 49-vjeçari katalan është ridimensionuar ndjeshëm në kampionatin anglez. Pa atë titull të fituar me thjesht një pikë më shumë sesa Liverpooli, trofe që u sigurua 17 muaj më parë pas plot 14 fitoreve radhazi ecuria e tij do të ishte e njëjtë pak a shumë me rrugën që kanë përshkuar më herët trajnerët e mëparshëm të këtij ekipi.

Ndërprerja e kampionatit nuk mund të vinte në një kohë më të përshtatshme për “Citizens”, që përveç krizës së rezultateve kanë gjithashtu edhe probleme me dëmtimet e shumta. Në Premier League Manchester City ka fituar 6 përballjet e fundit me Arsenalin, gjithsesi situata ka ndryshuar vërtet shumë, që kur drejtimin e “Topçinjve” e ka marrë pikërisht ish-asistenti i Pepit te City, Mikel Arteta.

Guardiola mori një grusht të fortë në duelin që këto dy ekipe patën tri muaj më herët në “Emirates” në fazën gjysmëfinale të FA Cup, ku 38-vjeçari bask e mundi mësuesin e dikurshëm pikërisht me idetë e tij. Ndonëse ka fituar 2 nga 3 edicionet e fundit të kampionatit anglez, tani Manchester City has vështirësi për të mposhtur edhe kundërshtarë të lehtë në letër, të cilët më parë i mundte pa asnjë lloj problemi.

“Sky Blues” kanë rrëshqitur në vendin e 14-të në tabelën e renditjes, në kuotën e vetëm 4 pikëve, ndërsa Arsenali ka humbur vetëm me kampionët në fuqi dhe ekipi londinez pozicionohet në shkallët e sipërme të klasifikimit, me plot 5 pikë më shumë, megjithëse për hir të së vërtetës skuadra e Guardiolës ka gjithashtu edhe një ndeshje më tepër për të luajtur, transmeton SS.

Ekipi i Arsenalit natyrisht ka përfituar në maksimum edhe nga kalendari tepër i lehtë, gjithsesi këtë radhë në dyshim mbetet golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit të kaluar Pierre – Emerick Aubameyang, ndërkohë në krahun tjetër problemet janë akoma më të mëdha, sepse përveç golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Sergio Aguero, City nuk do të ketë në dispozicion as brazilianin Gabriel Jesus, sakaq në dyshim mbeten gjithashtu edhe lojtarë të domosdoshëm për skuadrën si Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Deputeti i listës “Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë, dje, pas fjalimit të mandateres për qeverinë...

Pozitat e gjumit lidhen me personalitetin tuaj

Muzika që ju pëlqen të dëgjoni, stili që zgjidhni për rrobat tuaja, mënyra se si ju dekoroni shtëpinë tuaj ose mënyra se...

Terapistët tregojnë disa mënyra se si të minimizoni nervozën dhe të zgjidhni problemet

Bëni gjithçka që duhet të bëni që ju ndihmon të qetësoheni. Nëse keni nevojë të largoheni nga dhoma për disa minuta, bëni...

Merret vendimi i fundit/ Mbyllen Universitetet dhe Konviktet? Rakacolli sapo e njoftoi, ja ç’do ndodhë

Zv.Ministrja Mira Rakacolli në një deklaratë për media ka bërë me dije vendimin e fundit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve,...