Ballina Shëndetësia Madhësia e bebes së syrit tregon nivelin e inteligjencës

Madhësia e bebes së syrit tregon nivelin e inteligjencës

Mund të mësoni shumë nga një person vetëm duke e shikuar drejt në sy.
Në fakt, lojtarët e pokerit shpeshherë i mbulojnë sytë me syza dielli pasi që frikësohen se sytë do të tregojnë shumë për letrat e tyre, dhe disa studime kanë treguar se shikimi i një personi në sy mund të krijojë ndjenja të thella të intimitetit.
Por, përveç këtyre, tani duket se shikimi i syve të një personi mund të zbulojë edhe diçka krejtësisht të papritur: nivelin e tyre të inteligjencës, transmeton Telegrafi.
Në këtë studim të ri, psikologu Jason S. Tsukahara dhe kolegët e tij kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive kognitive. Por nuk duhet harruar fakti se bebëzat zmadhohen edhe kur syri ka nevojë për më shumë dritë.
Sidoqoftë, çfarë ka lidhje një bebëz më e madhe se mesatarja me inteligjencën? Siç duket, ndryshimet në madhësinë e bebëzës ndodhin si pasojë e shumë rrethanave të cilat jo gjithherë mund të kenë lidhje me ndryshimet në nivelet e dritës.
Se madhësia e bebëzës është e ndërlidhur me inteligjencën, tregojnë edhe studimet që kanë filluar në vitet e 1960-ta të cilat kanë deklaruar se madhësia e bebëzës i pasqyron proceset e brendshme mendore.
A do të thotë kjo se njerëzit me bebëza më të mëdha kanë mendje më aktive? Është tejet e mundur, por siç do t’ju thoshte çdo shkencëtar serioz, ndërlidhja jo domosdoshmërisht tregon diçka të saktë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk...

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...