Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, Quni tërhiqet nga gara, ja sa vota morën dy kandidatët e tjerë

Kosova

Lumir Abdixhiku do të jetë kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Ai mori votëbesimin e delegatëve të  Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, në një përballje me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.
Në garë ishte edhe Anton Quni, por para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.

Sipas mediave kosovare, Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar që në raundin e parë.
Lutfi Haziri ka marrë 117 vota ndërsa  Besian Mustafa vetëm 16.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 për qind të votave.
Pas rezultatit të dobët në zgjedhje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dha dorëheqje.