Ballina Lajme Kosova Lul Raka, burrave: Rrini në shtëpi me gra e mos shkoni te...

Lul Raka, burrave: Rrini në shtëpi me gra e mos shkoni te dashnorja

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur sonte në lidhje me të vërtetat dhe të pavërteta e Koronavirusit në Kosovë.

Ndër të tjera, ai në pyetjen se a bartet koronavirusi me anë të marrëdhënies seksuale, e ka dhënë një përgjigje shumë interesante.

Ai ka thënë se deri më sot nuk ka të dhëna për këtë, mirëpo e ka bërë një thirrje për burrat.

“Deri më sot nuk ka të dhëna se bartet mirëpo ato janë në përditësim e sipër. Pra mesazhi është rrini në shpi me gra mos shkoni te dashnorja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në Kosovë ka shkuar në 112 numri i të prekurve me Koronavirus. 40 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa të tjetër në kushte shtëpiake. Kujtojmë se deri më tani është një i vdekur dhe 5 të shëruar.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe...

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...