Luftoni për një imunitet të fortë, mësoni për përzierjen me mjaltë, ujë dhe limon

Shëndetësia

Një imunitet i fortë, duhet të fitohet me ushqim të mirë dhe të shëndetshëm. Një sugjerim nga mjekët, bëhet fjalë për një përzierje që është mirë të konsumohet esëll në mëngjes. Bëhet fjalë për ujin me limon, e cila është e mirë për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C.

Uji me limon rekomandohet të pihet që në mëngjes por edhe gjatë gjithë ditës. Nëse ai kombinohet me mjaltin ofron përfitime të dyfishta, veçanërisht nëse pihet esëll.

Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës. Kjo ndodh falë antioksidantëve dhe vitaminës C.

Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare.


Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji. Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes. Kjo pije rekomandohet kundër disa sëmundjesh. Ajo ndihmon në trajtimin e azmës, bronshitit si dhe parandalon shumë sëmundje që rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes. Uji me limon dhe mjaltë ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi por edhe përmirëson lëvizjen e zorrëve duke penguar konstipacionin.


Për këtë pije ju nevojitet një gotë me ujë të vakët. Në të duhet të shtoni lëngun e dy limonëve dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përziejini mirë dhe pijeni lëngun esëll. Në pak ditë do të vëreni që jeni më energjikë dhe do të ndiheni më shëndetplotë. Ketë trajtim mund ta përdorni 2-3 herë në javë./AgroWeb