Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ do të shtyhen

Lugina

Anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Dick Pound ka thënë se Lojërat Olimpike do të shtyhen deri në verën e vitit 2021.

KON ka qenë në presion që ta shtyjë këtë garë, e cila ishte paraparë të nis prej 24 korrik deri më 9 gusht të këtij viti.

Sportistët në mbarë botën kanë kërkuar për pezullim të Lojërave Olimpike për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19.

Dhe Pound, një anëtar veteran i KON-it, ka thënë se kjo garë nuk pritet të zhvillohet këtë verë.

“Në bazë të informacioneve, shtyrja e Lojërave Olimpike është vendosur”, ka thënë Pound për ‘USA Today’.

Pound beson se KON do të njoftojë për hapat e ardhshëm dhe për vendimin zyrtar.