Ballina Lajme Lobimi kundër Kosovës s’do të jetë më detyrë e Ivica Daçiqit, për...

Lobimi kundër Kosovës s’do të jetë më detyrë e Ivica Daçiqit, për çfarë do ta përdorë atë Vuçiqi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë disa lëvizje interesante derisa ka shpalosur planet për formimin e qeverisë së re të Serbisë. Para pak kohësh, u bë e ditur se njeriu besnik i tij, Marko Gjuriq, të cilit ia kishte “besuar” Kosovën do të dërgohet ambasador në SHBA, ndërsa mbrëmë Vuçiqi tha se Ivica Daçiq, një politikan tjetër në Serbi, që nga posti i tij në qeveri bënte luftë kundër Kosovës, nuk do ta bëjë më këtë, së paku jo në kapacitetin e dikurshëm.

Për këtë, Daçiqi nuk do të jetë i kufizuar nga marrëveshja e Washingtonit, ku Vuçiqi u zotua se do ta pezullojë fushatën kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare për një vit, por për faktin se ai nuk do të jetë më njeriu kryesor i diplomacisë serbe. Vuçiqi ka vendosur që me marrëveshjen e re ta çojë Daçiqin në krye të Parlamentit të Serbisë.

Nuk dihet se çfarë plane ka bërë Vuçiqi për Daçiqin në krye të Parlamentit serb. Bashkimi Evropian nëpërmjet Lajcakut ka dhënë sinjale se do t’i kërkojë Serbisë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, por ka gjasa që kjo patate e nxehtë mund të bjerë në dorën e Daçiqit, nëse gjatë 2 vjetëve të ardhshëm hyn në agjendën e ligjvënësve serbë.

”Daçiq, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se është me rëndësi që ish-zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq, të punojë e zhvillojë dialog në Parlament me grupe të ndryshme.

Ajo që ka rënë në sy mbrëmë është se Vuçiqi ka theksuar që qeveria e re do të ketë mandat të kufizuar deri më 3 prill të vitit 2022 kur në shtetin serb do të mbahen edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare.

Ndryshe, lista përfundimtare e ministrave, sipas Vuçiqit, do të bëhet publike më 25 tetor.

Presidenti serb ka bërë me dije se në qeverinë e re të Serbisë do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun.

Detyra kryesore e qeverisë së re, – siç tha Vuçiq, – do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor”, duke e përmendur edhe pandeminë.

”Detyra e dytë, – ka theksuar ai, – janë interesat e Serbisë në Kosovë”. Këtë herë Vuçiq nuk ka përdorur ndonjë formulim se “Kosova është pjesë e Serbisë”, ose se qeveria e re e Serbisë do të angazhohet që “Kosova të mbetet në Serbi dhe ta ruajë tërësinë e saj territoriale”.

Përveç partisë së Vuçiqit, në qeverinë e re, e cila do të drejtohet përsëri nga Ana Bërnabiq, dhe Partisë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiqit, do të përfshihet edhe Lidhja Patriotike Serbe që drejtohet nga Aleksandar Shapiq, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...