Ballina Lajme Kosova Ligji ia mundëson Obiliqit mbi 4 milionë € shtesë, projektet po realizohen...

Ligji ia mundëson Obiliqit mbi 4 milionë € shtesë, projektet po realizohen sipas planit

Ndonëse buxheti është shkurtuar për komunat në përgjithësi, Obiliqi nuk do ta ketë një problem të tillë, pasi kësaj komune për shkak të implementimit të ligjit i mundësohen edhe mbi 4 milionë euro shtesë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Obiliqi, fatmirësisht, e ka një ngritje të mirë sa i përket buxhetit për investime kapitale, duke iu falënderuar implementimit të ligjit për Obiliqin që e trajton në mënyrë të veçantë, në vitin e ardhshëm do t’i kemi diku rreth 4 milionë e 600 mijë euro të hyra nga tatimet, 20%, që kjo do të na ndihmojë shumë në komunën tonë”.

Gashi ka sqaruar edhe për masat e marrë në kuadër të menaxhimit të pandemisë, duke përmendur lirimin e bizneseve nga taksat komunale.

Sipas tij, Komuna nuk ka mbetur shumë mbrapa rreth zbatimit të projekteve, të cilat i kanë pasur të planifikuara. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...