Ballina Lajme Lëvizja për Reforma nis me hapa të sigurt ristrukturimin e saj

Lëvizja për Reforma nis me hapa të sigurt ristrukturimin e saj

Lëvizja për Reforma sot filloi zgjedhjet e brendshme partiake. LR e nisi këtë proces nga Bashësia Lokale e fshatit Raincë, përcjell Ministria e Lajmeve.

Në njoftimin subjektit në fjalë thuhet se jo rastësisht është caktuar që ky proces zgjedhes bredna partiak ështe nisur nga fshati Raincë. Lëvizja për Reforma vlerëson lart kontributin e qytetarëve të kësaj zone të cilët kanë dhënë për komunën e Preshevës.

Kryetari Sami Salihu bashkarisht me vajzat dhe djemt e Lëvizjes, sot krijuan dhe rikonfirmuan strukturat e Lëvizjes në Raincë.



Kryetar të degës të B.L Raicë LR zgjodhi Fitor Abdullahun, i cili ushtron profesionin si teknik medicinal në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

“Lëvizja për Reforma, me këmbë të mbarë sot filloi zgjedhjet e saj të brendshme me Raincën.
E jo rastësisht, kemi zgjedhur Raincën si hap të parë në rrugën tonë të gjatë por dhe me sfida. Rainca ka treguar gjithmonë për nivelin e tyre intelektual, por edhe dashamirësinë ndaj proceseve demokratike e politike. Kur banorët e Raincës ishin ata të parët që hapën shkollën e parë shqipe në vitin 1945, është po ky gjak dhe janë po këta njerëz që duan Lëvizjen, duan Reformat dhe duan një përfaqësim të dinjitetshëm dhe të sinqertë për ata.
Me vullnetin dhe bindjen e plotë që Levizja për Reforma do të jetë promotor por edhe krijues i standardeve të reja politike në Preshevë, por edhe më gjerë, sot, bashkarisht me vajzat dhe djemt e Lëvizjes, krijuam dhe rikonfirmuam strukturat e Lëvizjes në Raincë.
Me një demokraci të plotë, duke krijuar standard të ri e duke i mundësuar çdo anëtari e simpatizanti të shpreh mendimin, idenë dhe vullnetin e tij, sot Rainca ka zgjedhur përfaqësuesit, kryesin e nendeges, delegatet per kuvendin zgjedhor, si dhe kryetarin e nën degës së saj.
Për kryetar të degës u zgjodhë Fitor Abdullahu një familjarë, një profesionist dhe humanist në profesionin e tij, por edhe një sportist. I urojmë që siç ka kontribuar me dinjitet në fushën e mjekësisë, të përfaqësojë dhe të shpërndajë energjinë pozitive ndaj Lëvizjes dhe ndaj vet qytetarit të Komunës sonë.”

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Luftoi me fraktura në këmbë ndaj Gaethje, Khabib tregon “provat”

Zbulohen detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC. Ndërsa ditët kalojnë, rritet miti i luftëtarit nga Dagestani,...

PDSH në Preshevë shpall zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e Partisë

NJOFTIMKëshilli qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 11.10.2020, ka sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në...

Diaspora vazhdon ta mbajë gjall Kosovën, për tetë muaj solli mbi 606 milionë euro

Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan...

Nga sot Kosova ‘’vija të kuqe’’ edhe Gjermanisë – s’mund të vijnë nga këto shtete pa testin PCR

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ.Pas rritjes së...