Ballina Lajme Lëvizja për Reforma fillon riformatimin - Paralajmëron për një standard të ri...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.

Në njoftimin e Lëvizjes për Reforma pas mbledhjes thuhet:

Së pari një falemnderim i veçantë për ata që ishin prezent dhe që treguan përkushtim ndaj Lëvizjes.
Të vetëdijshëm për situatën e krijuar politike që po ndodh tani, pas 27 Gushti, të informuar për rrjedhat që ndodhën e që sollën vendimin e marrë të para 27 Gushtit, Lëvizja për Reforma, po tregon që gara politike vazhdon, me forca dhe me ide inovative.
Ajo çfarë tani Lëvizja e ka më të nevojshme, është mbajtja dhe mbrojtja e thelbit dhe kauzës tonë, të cilt janë sfida por edhe hapat e ardhshëm që bashkarisht duhet ti arrijmë.
Lëvizja, sot fillon rrugën e saj, e si hap bazë është ristrukturimi i organeve të Lëvizjes e që do të kurorëzohet me zgjedhje te brendshme që do të jenë më demokratike dhe shembull për politikbërjen ne Luginë.
Lëvizja për Reforma do të krijoj një standard te ri te cilin do ta ndjekin të tjerët. Zgjedhjet brenda Levizjes do të bëhen me mjetet më demokratike, ku secili nga ne do te ketë të drejtë të konkuroj, askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe secili do të mund që të zgjedhë e të zgjidhet, e që gjithcka do të kurorëzohet me konsolidimin e organeve si dhe vet hierarkinë e Lëvizjes.
Do të kem nderin gjithashtu, që çdo lloj propozimi dhe çdo lloj kritike të adresohet në vendin e duhur.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Shtatë të vdekur dhe 241 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke bërë që numri i viktimave që prej nisjes...

100 000 RUBLA RUSE PER ÇDO FAMILJE QË EMËRON FËMIJË ME EMRIN MUHAMMED.

Në Çeçeni ka filluar një fushatë interesante si kundërveprim ndaj sjelljes franceze ndaj figurës së PROFETIT MUHAMMED s.a.v.s.Fondacioni Ahmed Kadyrov (emëruar sipas...

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19,...

Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që...