Lëvizja e lirshme në këtë periudhë izolimi, futbollisti i mirënjohur shkakton aksident me makinën e tij luksoze

Lugina

Derisa në shumë vende të botës është kufizuar lëvizja e njerëzve për shkak të koronavirusit, në Gjermani nuk ndodhë një gjë e tillë.

Andaj, njerëzit në këtë vned mund të lëvizin dhe të dalin mjaft lirshëm.

Me këtë rast, me makinën e tij rrugëve të Gjermanisë doli edhe mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng.

Në mëngjesin e djeshëm, mbrojtësi gjerman shkaktoi një aksident rrugor në autostradë.

Ai kishte humbur kontrollin e Mercedesit të tij, por për fat të mirë, Boateng nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Sipas mediave gjermane, dëmi material që ka shkaktuar Boateng del të jetë rreth 25 mijë euro.