Lehona nga Ohri që humbi jetën rezultoi negativ në testimin për coronaviris

Maqedonia

Lehona nga Ohri e cila dje u soll në Klinikën e Gjinekologjisë dhe humbi jetën, sot ka rezultuar negativ në testimin për coronavirus.

Nga Klinika e Gjinekologjisë thonë se rezultati për foshnjën e porsalindur nga lehona nga Kumanova do të jetë gati gjatë ditës së nesërme.

Pacientja ka qenë e moshës 37-vjeçare, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur foshnjën (fetusin).

Bëhet fjalë për paciente me obezitet të lartë e cila 5 muajt e fundit nuk ka lëvizur fare, kurse sipas mjekëve në Ohër pacientja nuk i ka kryer me rregull kontrollet gjinekologjike.