Largimi i pashmangshëm nga Liverpooli, klubi spanjoll kërkon Shaqirin për një çmim më të ultë

Lugina

Sevilla ka shprehur interesim ta transferojë Xherdan Shaqirin nga Liverpooli këtë edicion, por ‘SPORT’ raporton se klubi spanjoll dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e futbollistit shqiptar për një çmim më të ultë.

E ardhmja e Shaqirit është në qendër të spekulimeve, pasi ai pritet të largohet në verë nga kampioni i Evropës.

28-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje në Premierligë për skuadrën e Jurgen Klopp këtë edicion.

Ai është paraqitur vetëm disa minuta në Ligën e Kampionëve, kështu që largimi i tij duket i pashmangshëm.

Sipas ‘SPORT’, Liverpooli kërkon 30 milionë euro për ta liruar mesfushorin nga Gjilani.

Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim disa klube evropiane.

Sevilla, Roma, CSKA Moska dhe Galatasaray janë klubet e interesuara për Shaqirin.

Por, Sevilla shpreson ta bindë Liverpoolin që ta blejë Shaqirin për një çmim më të ultë.