Ballina Lajme Lugina LAJMI I FUNDIT: BIE QEVERIA KURTI!

LAJMI I FUNDIT: BIE QEVERIA KURTI!


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kjo seancë u mbajt pa praninë e mediave si pasojë e situatës me koronavirus në Kosovë.

Mocioni ishte iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që për rreth dy muaj bashkëqeverisi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu u bë shkak për ngritjen e mocionit nga partia e Veliut – Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga 117 deputetë sa janë në sallë, 82 vota kanë qenë për mocionin, 32 kundër dhe një abstenim.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Rreziku i riinfektimit? Epidemiologu: Është shumë i vogël. Ata që kanë kaluar COVID mund të marrin vetëm një dozë të vaksinës

Rreziku i riinfektimit është shumë i vogël. Këtë konfirmoi në studion e Dita Jonë në A2 CNN mjeku Ilir Alimehmeti, bazuar në...

Behgjet Pacolli ia siguron “parkingun” aeroplanit të tij në Aeroportin e Prishtinës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është bërë me hangar personal për aeroplanin e tij privat. Lajmin e ka bërë...

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha...

Çfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë këtë javë se Komisioni Evropian do të prezantojë një propozim, më vonë...