Lajmërim nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë

Lajme Lugina

Komisioni komunal zgjedhor i drejtohet qytetarëve të komunës së Preshevës, se nga data 16.03.2021 do të bëhet shpërndarja e ftesave për të votuar në zgjedhjet e shpallura për 28 Mars 2021, dhe do të përfundojë më datë 24.03.2021.

Për këto ditë luteni që të jeni të vëmendshëm në kontrollimin e kutisë postare apo edhe pranimin e ftesave direkt nga shpërndarësit e Administratës komunale.

FTESA ËSHTË NJË MUNDËSI PËR TË VOTUAR MË LEHTË, SEPSE NË FTESË KENI NUMRIN RENDORË TË LISTËS SË VOTUESVE

Vërejtje: Në qoftë se gjatë kësaj periudhe nuk do të pranoni ftesën, ju lutemi të drejtoheni te Kryeshefi i Administratës komunale Preshevë dhe në Komisionin komunal zgjedhorë Preshevë.



Për çdo eventualitet mundeni të kontaktoni përmes nr. tel. 063 7 565 595, email. keno_kamberi@hotmail.com



Me respekt,


Kryetari i KKZ
d.v. Qenan Kamberi