Lajm i mirë për Gjykatën për Kundërvajtje Preshevë (foto)

Uncategorized

Pas kërkesave të njëpasnjëshme për rritjen e numrit të gjykatësve në Gjykatën për Kundërvajtje Preshevë nga ana e kryetarit të saj z. Burhanedin Shaipi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i Serbisë ka marrë vendim që të rritet numri i gjykatësve në këtë gjykatë nga 3 siç ishin deri tani në 5 gjykatës.

Ky është një lajm i mirë për kuadrot shqiptare që presin me vite të emrohen gjykatës në gjykatat e Preshevës, Bujanocit ose Vranjës.

Se kur do të hapet konkursi për 2 gjykatës të rinj dhe a do të pranohen kuadro shqiptare mbetet të shifet./departamenti.com