Ballina Showbiz Labi i gëzohet lajmit që nga 1 korriku mund të mbahen ahengjet...

Labi i gëzohet lajmit që nga 1 korriku mund të mbahen ahengjet familjare

Ish-deputeti, njëherësh këngëtari Labinot Tahiri, i është gëzuar lajmit që qeveria, në bashkëkordinim me IKSHPK-në, të lejojë mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve familjare pas 1 korrikut.

Tahiri përmes një postimi të bërë në “Facebook”, ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë kolegeve të tij të cilët dolën në protestën e thirrur nga ai.

“Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve. Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegut tim Afrim Muqiqin që ka qenë shumë i angazhuar! Po ashtu falënderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe të tjerë”, u shpreh Tahiri.

Sot në mbledhjen e mbajtur në qeverinë e Kosovës, u diskutua në lidhje me këtë çështje për të cilën ministri Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se janë në përpilim të një udhëzuesi për hapjen e gastronomisë dhe pishinave, dhe siç parashihet ky sektor do të fillojë punën nga data 1 korrik sipas udhëzimeve që do të jepen nga IKSHPK-ja.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...