Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Shëndetësia

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.
Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj ka tejkaluar edhe atë, transmeton Indeksonline.

Sipas shkencëtareve në vitin 2020 janë gjetur më shumë se 2 milion raste me kancer të gjirit, krahasuar me rastet e kancerit të mushkërive që janë 11,4 përqind.
Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për vdekshmërinë, raporti thotë se kanceri i mushkërive mbetet më vdekjeprurës. Vdekjet nga kanceri i gjirit përbënin pak më pak se 7 përqind.
A ka ndikim pandemia tek përhapja e kësaj sëmundje?

Të gjitha të dhënat që janë bërë në raport, nuk pasqyrojnë efektin e pandemisë COVID-19 .
Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se ata tashmë po shohin një ndikim.
“Ky është një shqetësim i madh. Së pari, ka shqyrtim. Nëse nuk ekzaminoheni, atëherë kanceri shfaqet vonë ”, tha Cerhan. “Atëherë njerëzit mund të kenë simptoma. Kështu që sa më vonë ta vërtetoni se vuani nga kanceri, aq më pak gjasa ka për kurimin e tij, dhe rezultatet mund të jenë të këqija”
Hapat që duhet të ndërmerren
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur një iniciativë të re globale për kancerin e gjirit këtë vit.
Qëllimi do të jetë zvogëlimi i numrit të vdekjeve duke promovuar për kancerin e gjirit, duke i shtyer njerëzit të bëjnë kontrolla të shpeshta, në mënyrë që të kenë kujdes cilësor për shëndetin e tyre./Indeksonline/