Kush është fituesi i zgjedhjeve të 28 Marsit dhe ç’farë mësuam nga këto zgjedhje

Lajme Lugina

Opinion

Zgjedhjet e 28 Marsit përfunduan e bashk me to po përfundojnë edhe zhurmat, thashethemet dhe propaganda e nivelit të ekspertëve në tavolina kafeje, rrjete sociale e portale të paguar special për propagandë.
Por cili është mësimi i këtyre zgjedhjeve?
Si fillim, këto zgjedhje na mësuan definitivisht që partia që është në pushtet do ti përdor në mënyrë të paskrupullt të gjitha mjetet dhe burimet financiare publike, qoftë me premtime për punësime, qoftë me pllaka e shtylla betoni e qoftë me fondin për ndihmë humanitare duke dhënë ndihma momentale , pra duke përdorur çdo mjet e mënyrë – çdo gjë për të qëndruar në pushtet, siç është rasti me Alternativën për Ndryshime.
Pastaj na mësoi që qasja më e sinqertë, pa premtime dhe pa zhurmë, punë në heshtje e pa pluhur e propagandë mund të ndikojë në rritjen e dyfishtë të saj siç është Lëvizja Për Rreforma.
Na mësoi që është këmbana e fundit që Partia Demokratike Shqiptare duhet të reformohet përfundimisht por edhe nëse bën reforma siç sapo bëri, fytyrat më eminente të saja të cilat morën rreth 40 % të votave brenda për brenda PDSH do të duheshin që automatikisht të ishin pjesë e kryesisë, sepse janë po ata të njejtit që do të denojnë me votë.
Partinë për Veprim demokratik e mësoi, e leskion që e kishte marrë edhe më herët në zgjedhjet e 2017, është që të bëjë hapjen dhe zgjerimin edhe në fshatra të Komunës së Preshevës, sepse maksimumi i saj, vetëm me votat e qytetit, nuk do të arrijnë kurrë ta sjellin parti të parë në Komunë të Preshevës.
Na mësoi gjithashtu që UDSH, me Naser Hazirin është akoma e gjallë politikisht e për të qenë i sinqert, falë edhe ndryshimit të Ligjit për zgjedhje që cenzusin për pragun zgjedhor e uli nga 5% në 3%, por edhe që ato të ashtuquajturat “strukturat e stërvjetëruara politike” siç quan APN të “vjetrit” e politikës, kanë shumë për të dhënë dhe nga ata mund të mësojmë shumë.
Ndrësa për Alternativën Demokratike Shqiptare, zgjedhjet e 28 Marsit na mësoi e e mësoi që qasja e heshtur dhe pa pikë reagimi ndaj ish partisë që ishte pjesë, pikëpyetjet dhe misteret pse u ndanë dhe “heshtja e varrit” gjatë fushatës parazgjedhore kanë kosto të veçant.
Por çfarë është më kryesorja, zgjedhjet e 28 Marsit na mësuan të gjithëve që, Komuna e Preshevës është komunë me mbi 80% të papunsisë e që konvertohet në varfëri e si rrjedhojë e kësaj fenomeni i shitjes së votës është më se normal, e që si përfundim, sikurse zgjedhjet e 2016 dhe 2017 dhe zgjedhjet e 28 Marsit, fituesi i këtyre zgjedhjeve është varfëria.