Kurtit pas takimit me Thaçin: Presidentit ia bëra të qartë këtë gjë

Kosova

(E plotësuar) – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që ka zhvilluar më presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se i ka bërë të qartë qëndrimin se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se për këtë u zotua edhe presidenti Thaci, i cili tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa ta tjera”, tha ai.

Aktualisht në takim me presidentin Thaçi është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.

Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Nesër , në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicoi LDK.

Kurti: S’ka asnjë alternativë përveç zgjedhjeve

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit që pati me të parin e shtetit, Hashim Thaçin në presidencë.

Kurti tha se kanë biseduar me Thaçin fillimisht për situatën pas përhapjes së koronavirusit në vend.

Ai thotë se pyetjes së presidentit për një qeveri të re, iu janë përgjigjur negativisht duke deklaruar se bashkë mund të bisedojnë vetëm për zgjedhje të reja.

“Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për mundësinë për qeverinë te rë për kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur që është jo vetëm i drejtë por edhe i vetmi në bazë të kushtetutës, nuk mund të kapërcejnë diku tjetër duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta nuk krijon  mundësinë në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re, pa zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se edhe presidenti është zotuar që të veprojë sipas Kushtetutës.

Kurti: Presidenti u zotua se do ta respektojë kushtetutën

Të gjithë e dimë cilat janë praktikat e mëhershme edhe në vitin 2010 edhe në vitin 2017 me mocion ka rënë qeveria dhe më pas është shpërnda kuvendi dhe janë shpallë zgjedhjet, e theksuam këtë qëndrim tonin. Presidenti nuk duhej të merrej me emra njerëzish e partisë, por, me data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti, e dimë që ndodhemi në betejën intensive kundër koronavirusit dhe mbase kjo do të mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve mirëpo, kushtetuta besojmë që nuk krijojnë mundësi apo alternativa tjera”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë në detyrë shtoi se nëse ju kërkohet që të bisedojnë për tema tjera pos asaj të koronavirusit dhe të shpërndarjes së Kuvendit, këtë do ta bëjnë vetëm me shkrim.

“Tash besoj duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë dhe si e citojmë prej atyre që ju i keni në mendje me emra konkret, por te ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës. Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të takojmë hapur gjerë e gjatë për presidentin, ndërkaq, jashtë temës së këtij neni dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID 19 deklaruam se jemi të gatshëm të diskutojmë vetëm me shkrim, që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim apo pasaktësi. Pra jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë, veçse me shkrim nëse tema për të cilën do presidenti është jashtë këtyre. Është gabim të shkohet në nenin e 6-të pa e kaluar kapitullin e 4-tët që është Kuvendi”, ka thënë Kurti.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Kurti ka arritur në kabinetin e presidentit i shoqëruar nga dy këshilltarë.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Image

Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.

Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicioi LDK.

Image