Ballina Lajme Kosova Kurti: Shqiptarët nuk duan të bëjnë siç thonë ata që pasurohen gjersa...

Kurti: Shqiptarët nuk duan të bëjnë siç thonë ata që pasurohen gjersa përbetohen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu është falënderuar qytetarëve të Podujevës për fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale që u mbajtën dje në këtë komunë.

Ai ka thënë se shqiptarët duan ta ndryshojnë përfaqësimin politik e ta reformojnë vetën.

Kurti ka shkruar se bashkatdhetarët dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb.

“E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?”, ka shkruar ai.

Kurti ka thënë se nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi.

“Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu”, ka shkruar ai. “Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Denohet nga Gjykata për Kundërvajtje klubi i zemrës KF Lugina!

Gjykata e Presheves ka gjobitur Klubin tonë për shkak të prezencës të një numri të vogël të publikut me 75,000 mij dinarë...

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë thënë se përkundër që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që...

Mandzukic: Unë e Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat foli plot...

Keidi Bare po shkëlqen te Espanyoli, klubi i vendos çmimin prej 10 milionë euro

Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi vuajti disa probleme burokratike,  ndërsa më pas një dëmtim.Por ai është kthyer...