Kurti pret thellim të raporteve Kosovë – SHBA

Kosova Lajme

Kurti pret thellim të raporteve Kosovë – SHBA
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur për formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në një njoftim të VV-së për takimin me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, dy ditë pasi VV-ja fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare.

“Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.