Ballina Lajme Kosova Kurti: Nuk marrim vaksina nga Serbia e cila i merr nga Rusia...

Kurti: Nuk marrim vaksina nga Serbia e cila i merr nga Rusia e Kina, orientimi ynë është perëndimor

Kreu i LVV-së, Albin Kurti në një intervistë për “Euronews” ka deklaruar se nuk do t’i pranonte vaksinat e COVID-19 nga Serbia pasi sipas tij ajo i merr ato nga Rusia dhe Kina.
Kurti ka thënë se orientimi i Kosovës ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit.

Pyetje: Mandati juaj i fundit si kryeministër përfundoi gjatë pandemisë COVID-19. Cila është gjëja e parë që ju do të bëni si kryeministër për të luftuar pandeminë në Kosovë?

Kurti: Ne planifikojmë të fillojmë të alokojmë fonde të përshtatshme për vaksinimin dhe një program prioritetesh në lidhje me grupet shoqërore të cilët duhet të vaksinohen së pari dhe me cëfarë rendi, dhe kemi në plan të kemi 60 përqind të popullsisë të vaksinuar në këtë vit, në bashkëpunim me BE-në.

Kur unë u largova nga detyra në 3 qershor të vitit të kaluar, kishim vetëm 30 vdekje dhe numri i njerëzve të shëruar ishte tre herë e gjysmë më i lartë se rastet aktive. Që kur kam lënë detyrën, kemi pasur më shumë se 1500 vd ekje.

Pyetje: A keni diskutuar që të pranoni vaksina nga Serbia sicë ka bërë Maqedonia e Veriut?
Kurti: Ne planifikojmë ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë, me vendet që na njohën dhe në veçanti me BE-në.

Pyetje: A është kjo një jo ndaj vaksinave nga Serbia?
Kurti: Jo, ne nuk do të marrim vaksina nga Serbia, e cila merr vaksinat nga Rusia dhe Kina. Si për nga vlerat ashtu edhe për nga interesat, orientimi ynë ka qenë gjithmonë drejt Perëndimit.

Pyetje: Mund të shihet si një mënyrë për të ndërtuar urë me Beogradin.
Kurti: Ne nuk duam të zëvendësojmë BE-në dhe SHBA-në me ndonjë fuqi lindore jodemokratike, sepse është provuar se nuk ka siguri në lidhje me cilësinë, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka gjithmonë kushtëzime në formë të lojërave gjeopolitike

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.