Ballina Lajme Kosova Kurti mban premtimin, ja dokumenti për heqjen e tarifës dhe reciprocitetin ndaj...

Kurti mban premtimin, ja dokumenti për heqjen e tarifës dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës në detyrë ka hequr nga sot tarifën 100-përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Sipas juristit të Lëvizjes Vetëvendosje, Qeveria Kurti ka mbajtur premtimin, se taksën do ta zëvendësonte me reciprocitet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky vendim mbron Republikën e Kosovës dhe denjësinë e secilit qytetar.

Postimi i Mjekut në Facebook:

Qeveria Kurti mban premtimin.

Heq tarifën 100-përqind. Kështu e kërkon interesi ekonomik i vendit dhe kështu udhëzojnë miqtë tanë ndërkombëtarë.

Fillon zbatimin e ndërsjellësisë si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Pa trajtim të barabartë, pa emrin Republika e Kosovës, pa kushtetutën e pa ligjet e veta, shteti ynë nuk mund ta sigurojë qenien e vet.

Image

Tregon hirin e një kombi të qytetëruar ndaj Bosnjë-Hercegovinës. E mirëkupton popullin e këtij vendi për vështirësitë e brendshme me të cilat përballet, dhe e kursen nga masat që u vendosën ndaj Serbisë.

Që tani filloi me u zbatu vendimi që mbron Republikën e Kosovës dhe denjësinë e secilit prej nesh. #qeveriaKurti

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe...

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...