Ballina Shëndetësia Kura me limon dhe hudhër

Kura me limon dhe hudhër

Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm.
Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.
Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun.
Kura rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

Mbipesha
Ishemia
Sinoziti
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
Dhimbjet e kokës
Artriti
Reumatizma
Gastriti
Hemorroidet
Problemet me shikimin dhe dëgjimin
Anemia
Përbërësit:

Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:

4 limonë
4 thelpinj hudhër
3 litra ujë të zier të ngrohtë

Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja:

Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni

Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke.

Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Çfarë Ndodh Me Mëlçinë Nëse Pini Dy Filxhanë Kafe Në Ditë

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.Kafeja është një nga...

Pse kolliteshin malësorët, kur ecnin natën vetëm?

Studiuesit*, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e...

“Klubi i leximit” një projekt i suksesshëm i Zyrës për të rinj

Pas përfundimit të projektit LetsColorPresheva dhe Shkollës Verore, Zyra për të rinj ka filluar me Klubin e Leximit. Sipas koordinatorit Altin Boriçi...

Lëvizja për Reforma nis me hapa të sigurt ristrukturimin e saj

Lëvizja për Reforma sot filloi zgjedhjet e brendshme partiake. LR e nisi këtë proces nga Bashësia Lokale e fshatit Raincë, përcjell Ministria...