Kthim në kohë: Viti 1992, TAKIMI I PËRFAQËSUESËVE TË ORGANIZATAVE RINORE MBARSHQIPTARE

Lajme Lugina

Shkruan Imran Pajaziti

RINIA DHE PROBLEMI SHQIPTAR

Më 05.09.1992 ( pas dite) arritja në qytetin e Korçës – qytet i kulturës dhe traditës shqiptare.

-Të njejtën ditë në mbrëmje në shenjë mikpritjeje u organizua mbrëmje gazmore, qëllimi i së cilës ishte njohja e pjesëmarrësve në takim.

Më 06.09.1992, në takimin e paraditës u bë prezantimi i përfaqësuesëve të organizatave rinore dhe asociacioneve tjera.

Disa nga ata që e morrën fjalën:
– Kryetari i Federatës rinore – Bardhyl Ukcamaj,
– Kryetari i Forumit rinor të Kosovës – Zenun Pajaziti,
– Deputeti i Parlamentit shqiëtar , njëherit shef i Forumit rinor pran partisë demokratike – Arben Lika.
– Sekretari i Bashkimit demokratik nga Tetova – Fadil Mehmeti,
– Kryetari i Forumit rinor nga Bujanoci – Shabi Ramadani,
– Në emër të Organizatës rinore shqipëtare – ORSH- u paraqita unë – Imran Pajaziti etj….
– U paraqita, ndër të tjera me këto fjali: quhem Imran Pajaziti, kryetar i ORSH-së, vi nga qyteti më lindor i trojeve shqipëtare që quhet Preshevë. Presheva ka rrethë 40 mijë banor, e banuar kryesisht me shqipëtar – 97%, edhe rininë Preshevare e peukopojnë problemet me të cilat ballafaqohen edhe mbar rinia shqiptare kudo ata janë, e ndoshta edhe më shumë për shkak kushteve, rrethanave dhe presionit të vazdueshëm të Beogradit…..
– Ndava mendimin se këso takimesh të organizohen edhe në të ardhmen, për tu njohur më mirë dhe për të shkëmbyer përvojat tona.
– Në takimin e pasditës ishte e paralajmëruar se do të vinë, kryeministri i Shqipërisë z. Aleksandar Meksi dhe këshilltari i presidentit të shqipërisë ( Sali Berisha) z. Genc Pollo.
– Aleksandar Meksi nuk erdhi, përshkak agazhimeve, ndërsa Genc Pollo ishte prezent dhe me këtë rast mbajti një fjalim rasti me temë: Problemet aktuale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, vërejtje për Preshevën fare pak ishte i njohur.
– Në mbrëmje u organizua disko mbrëmje.

– Më 07.09.1992, para dite u organizua orë letrare – muzikore nga të rinjët e Korçës.

– Kjo orë letrare – muzikore vazhdoi edhe pas dite : valle, humor, skeçe etj..
– Në mbrëmje u aprovua një Rezolutë për nder të 7 shtatorit….

– Më 08.09.1992, vizituam qytetin e Pogradecit më sakt vendin turistik Drilonin (pushimore e Enver Hoxhës), e shoqëruar me argëtim….

– Më 09.09.1992, udhëtuam për në Tiranë, u vendosëm në Qendrën studentore – bujtje, vizitë qytetit të Tiranës.

Më 10.09.1992, pas dite në ora 17, në shtëpinë e shkrimtarëve u organizua një takim ku diskutuan: ish ambasadori shqipëtar në SHBA, tani deputet ne Parlamentin shqipëtar
z. Avdi Baleti, z. Adem Istrefi – poet, Milazim Krasniqi – poet nga Kosova, Sali Gazmendi gazetar nga Kosova, Bardhyl Ukcamaj – kryetar i Federatës rinore, Zenun Pajaziti – kryetar i FR – LDK dhe Arben Lika – deputet i Parlamentit shqipëtar dhe njëherit Shef i FR – PD.

Tiranë
10.09.1992
Kryetari i ORSH – së

_______________
Imran Pajaziti