Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani nënshkruan pakon mbështetëse financiare për 2000 të moshuar dhe pensionist

Lajme Lugina

MBËSHTETJE PËR RRETH 2000 TË MOSHUAR DHE PENSIONISTË

Sapo nënshkrova vendimin për të mbështetur financiarisht të moshuarit dhe pensionistët e Komunës së Preshevës.

Gjithsej 1720 të moshuar dhe pensionistë tanë do të përfitojnë 2.906 dinarë për person nga kjo pako.

897 prej tyre do ta marrin fondin në xhirollogarinë e tyre bankare duke filluar nga sot, teksa 823 e tjerë do ta marrin atë në adresën e tyre shtëpiake, nëpërmjet punonjësve të administratës komunale, nga fillimi i javës së ardhshme.

Pensionim politikanëve të keq-qeverisjes, mirëqenie pensionistëve!
#KomunëPërTëGjithë