Kryetari i APN-së, dega në Preshevë Veli Mustafa letër publike Kryetares së Komunës së Preshevës Ardita Sinani

Lajme Lugina

“Arditë

Në shkolla e universitete supozohet që njerëzit me u formu njerëzisht e profesionalisht.

Në shkolla mësohet se shkollimi nuk të bën më intelektual sa ç’të bën të jesh i njerëzishëm e i matur.

Në disa shkolla mund të mësosh se si të kesh kontrollë mbi emocionet qofsh femër apo mashkull.

Në shkolla mësohet të mos uzurposh dhunshëm as të i’u imponohesh njerëzve.

Në shkolla e universitete me diploma prej letre nuk të shkruan askund kapaciteti që ti zotëron, atë e dëshmon kur publikisht e tregon veten.

Në shkolla e universitete mund edhe të mësosh të mos jesh marionetë e askujt e të paktën shkolla mund të të mësojë të thuash diçka nga bagazhi jot pa të mësuar dikush tjetër.

Në shkolla e universitete mësimet bazike janë mbi rëndësinë e të qenit korekt ndaj detyrimeve e taksave në vendin ku jeton sepse kështu ndërtohet e bëhet një vend (pasi një ditë mund të ndodhesh në pozitën e udhëheqësit e mund të të duhet dinjiteti)

Ç’është më e rëndësishme, në shkolla mund të mësosh se ndalohet të ofendosh, linçosh e të kërcënosh me jetë.

Shkolla të ngrit intelektualisht atëherë kur ke kuptuar se pozita nuk të jep të drejtën e të qenit hipokrit, ajo të vesh petkun e thjeshtësisë dhe barazisë me të gjithë.

Të paktën në shkollat e Shqiprim Arifit këto janë mësuar!

Dhe për hirë të shkollimit tuaj:
Në cilëndo shkollë mund të mësosh se, në çdo garë a luftë simbolike për të arritur në poste të autoritetshme, parimi kryesorë për të siguruar (në këtë rast) legjitimitetin politik ka të bëjë me mbështetjen që qytetarët i japin një regjimi, me bindjen se ai pushtet është i drejtë dhe i shërben të mirës së përbashkët.
Dhe në cilëndo qasje të mbështetesh do të gjesh që, kusht i domosdoshëm i legjitimitetit është justifikimi moral i pushtetit, çdo dallim tjetër është i dukshëm.

Pra, në parimin e meritokracisë legjitimiteti fitohet me besimin se autoriteti është i duhur ose i përshtatshëm.

Ne numërojmë mijëra vota si shenjë e besëlidhjes me qytetarin, por nuk mund ta them të njejtën edhe për juve.

Veli Mustafa
Kryetari Degës së Preshevës
Alternativa për Ndryshim”