Kryeministri Rama takon kryeparlamentarin turk

0
33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti në një takim kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takimin i cili u realizua në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja vendet.
Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeparlamentari i Turqisë u takua me presidentin Ilir Meta dhe homologun e tij Gramoz Ruçi, të cilët diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ndihmën e Turqisë ndaj Shqipërisë në sektorë të ndryshëm.
Şentop do të vizitojë edhe Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë e cila po restaurohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe gjatë ditës së nesërme do të vizitojë qytetin e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here