Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, i dhuron policisë 1 mijë maska

Shqipëri

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, është solidarizuar në këto ditë të koronavirusit.

Në emër të Kryegjyshatës ai i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë.

Teksa efektivët janë në shërbim, Baba Mondi ka shkuar ditën e sotme në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku ka takuar drejtuesin Rebani Jaupi.

Ai tha se këto maska  shkojnë në ndihmë të atyre që janë në front të parë.

“Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin”, tha Baba Mondi.