Ballina Lajme Bota Kryefamiljari në izolim vrau gruan, dy vajzat dhe më pas veten

Kryefamiljari në izolim vrau gruan, dy vajzat dhe më pas veten

Një nënë, baba dhe dy vajza të mitura u gjetën të vdekura me qenin e tyre në shtëpi në një krim që dukshëm duket vrasje dhe vetëvrasje gjatë mbylljes kundër koronavirusit në Angli.

Trupat e Kelly Fitzgibbons, 40 vjeç dhe Robert Needham, 42 vjeç, u gjetën së bashku me fëmijët e tyre Ava Needham, katër vjeç dhe dy-vjeçari Lexi Needham.

Policia ka nisur një hetim për vrasje por asnjë arrestim nuk është bërë dhe detektivët nuk po kërkojnë asnjë të dyshuar. Detektivët nuk “po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me çështjen” dhe e përshkruan atë si një “incident i izoluar”.

Ende nuk është bërë një ekzaminim pas vdekjes dhe policia nuk ka komentuar natyrën e vdekjeve të tyre. Paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan dhe të bijat dhe më pas vrau veten.

Vdekjet e tmerrshme vijnë disa ditë pasi familja postoi foto të lumtura teksa shijonin një shëtitje së bashku në të cilën zonja Fitzgibbons komentonte: “Jam e dashuruar me vajzat e mia”.

Banori lokal dhe këshilltari i rrethit Roy Briscoe tha se jetonte në të njëjtën lagje me ta. “Ata ishin një çift i ri, me dy fëmijë të vegjël. Ne nuk mund të besojmë se çfarë ndodhi,” i tha ai BBC.

“Me të vërtetë është pikëlluese. E gjithë lagjia është në gjendje shoku.” Ch Supt Westerman tha që ishte një “një situatë shumë, shumë e vështirë për t’u marrë me të, veçanërisht kur fëmijët janë të përfshirë”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...