Koronavirusi/ Ky vend heq detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura

Bota Lajme Shëndetësia

Koronvirusi/ Ky vend heq detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura



Qytetarët e Izraelit nuk janë më të detyruar për të mbajtur maska në rrugë.

Autoritetet atje kanë vendosur shfuqizimin e këtij urdhri, teksa edhe shkollat janë hapur.

Kjo ka ardhur pasi në Izrael është vaksinuar 54 përqind e popullsisë me dy doza.


Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka thënë se ndonëse vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë, masa për vendosjen e saj do të vlejë ende për hapësirat e brendshme publike.

Ministria e Edukimit ka thënë se tani pas kthimit të të gjithë fëmijëve nëpër shkolla, këto institucione duhet të inkurajojnë mbajtjen e higjienës personale, ventilimin e klasave dhe mbajtjen e distancës fizike, sa më shumë që është e mundur gjatë pushimeve mes orëve të mësimit. /k.k/noa.al/