Ballina Lajme Maqedonia Kontabilistët kërkojnë prolongimin e afateve për raporte më cilësore financiare

Kontabilistët kërkojnë prolongimin e afateve për raporte më cilësore financiare

Shkup, 22 janar – Prolongim të afateve për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare përmes ndryshimeve në Ligjin për shoqëritë tregtare me qëllim të përmirësimit të cilësisë së raportimit financiar, për të qenë pjesë e masave ekonomike për pakon e pestë, kërkon Oda e Kontabilistëve pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Sipas afateve të përcaktuara në Ligjin për Shoqëritë Tregtare, llogaria vjetore dorëzohet në Regjistrin Qendror deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm, në formë letre ose deri më 15 mars në formë elektronike.
Afati kohor është një nga kufizimet kryesore për sigurimin e informacioneve të besueshme dhe të rëndësishme, ndërsa si problem në raportimin financiar e njeh edhe Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit i cili flet për nevojën e vendosjes së një ekuilibri midis rëndësisë relative të raportimit në kohë dhe sigurimit të informacioneve të besueshme dhe të rëndësishme për t’i përmbushur nevojat e përdoruesve për vendimmarrje ekonomike.

“Kështu, nëse prolongohen afatet tepër kufizuese të caktuara me Ligjin për Shoqëritë Tregtare do të rritet cilësia e të dhënave të paraqitura në llogaritë vjetore dhe raportet financiare. Përmes ndryshimeve ligjore, problemet me të cilat përballemi gjatë çdo dorëzimi të raporteve do të tejkalohen sistematikisht”, theksoi Grozdanov.
Oda bën thirrje edhe për realizimin e paralajmërimit për formimin e një grupi punues për përgatitjen e Ligjit për kryerjen e punëve të kontabilitetit me të cilin duhet të tejkalohen kushtet e pafavorshme në profesion, por gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend.
Oda e Kontabilistëve në drejtim të përmirësimit të situatës së subjekteve të biznesit nga kjo veprimtari si pjesë e propozimeve për masat ekonomike të pakos së pestë të paraqitura nga Lidhja e Odave Ekonomike në Qeveri, kërkon ndihmë të njëhershme të pakthyeshme për personat juridikë që kryejnë punë kontabiliteti

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....