Komuna më e prekur nga Koronavirusi nuk po mbështet sa duhet nga niveli qendror

Kosova

Komuna e Malishevës prinë me numrin më të madh të të infektuarve me Koronavirus.

Numri i të prekurve ka arritur në 38 persona.

Në një prononcim kryetari i komunës, Ragip Begaj, tha se një pjesë e të prekurve me Koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikë Infektive dhe gjendja e tyre shëndetësore po përmirësohet.

“Tani i kemi edhe pese raste të reja, numri total është 38. Disa janë në përmirësim e sipër, po presim që të përmirësohet gjendja e tyre. Një pjesë e madhe e të prekurve po trajtohen në Klinikën Infektive, ndërsa pjesa më e vogël janë në shtëpi”, tha Begaj.

Ai tha se mund të ketë edhe raste tjera të të dyshuarve, pasi që personat e infektuar kanë pasur kontakte me të tjerët.

“Raste të dyshuara mund të ketë, janë duke u testuar mostrat”, tha ai.

Begaj tha se janë pajisur me një sasi të masave mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë, por se ato nuk mjaftojnë pasi që siç tha ai shpenzohen për gjashtë ditë.

“Deri diku jemi të pajisur me masa mbrojtëse, mungesë ka, kemi pasur furnizim edhe nga donatorët dhe nuk e kemi lënë gjendjen të na dalë nga kontrolli. Ministria e shëndetësi i ka sjellë 980 maska të cilat janë të mjaftueshme për gjashtë ditë, presim të kemi edhe furnizime tjera”, tha Begaj.